Na kontaktoni
Hotel Arxhena në dimër, i rrethuar nga majat me borë të Sharrit

Arxhena Mountain Resort · Brod, Dragash

Aty ku bukuria nuk njeh stinë

Një resort malor në Brod të Dragashit, mes majave të Sharrit, me ajër të pastër, qetësi dhe mikëpritje.

Rreth nesh

Me ne, në majë!

Qendra turistike-rekreative Arxhena është vend i mikëpritjes dhe i komoditetit, në një rajon malor tradicional të Kosovës. Larg zhurmës së qytetit, mes ajrit të pastër dhe pamjeve të Sharrit, çdo stinë këtu ka bukurinë e vet.

  • Shërbim 24 orë
  • Kuzhinë tradicionale shqiptare
  • Hapësirë e sigurt për fëmijë
  • Wi-Fi falas
Më shumë për ne

Brod, Dragash · 41°57′N 20°42′E

Akomodimi

Dhomat dhe apartamentet

Pesë lloje dhomash, nga dhoma teke te apartamenti 90 m². Të gjitha kanë televizor, Wi-Fi falas dhe banjo me dush.

Shiko të gjitha dhomat

Përvojat

Më shumë se një qëndrim

  1. Teleferiku

    Teleferiku pranë Brodit ju ngjit drejt pistave dhe majave të Sharrit.

  2. Restoranti

    Kuzhinë tradicionale shqiptare, ushqim i freskët dhe verëra të një cilësie të lartë.

  3. Akomodimi

    Dhoma të rehatshme me pamje magjepëse dhe shërbim 24 orë.

  4. Pishina

    Pishinë e brendshme me pamje nga malet përreth.

  5. Sauna & Spa

    Saunë dhe banjë me avull për t’u çlodhur pas një dite në mal.

  6. Fitnesi

    Palestër e pajisur dhe tavolinë për pingpong.

  7. Wi-Fi falas

    Internet falas në të gjitha ambientet e akomodimit.

Shijoni ushqim të lezetshëm

Restoranti

Shijoni ushqim të lezetshëm

Në restorantin e Arxhenës gjeni shumë lloje ushqimesh për çdo shije: kuzhinë tradicionale shqiptare, ushqim i freskët dhe verëra të një cilësie të lartë.

Terraca mes bjeshkëve, me gjelbërimin që gërshetohet me natyrën përreth, është vendi ideal për një kafe në paradite ose në pasditen magjepëse.

Shisha bar me dekor tradicional

Drejtpërdrejt

Live – Brod, Dragash

Shikoni Brodin drejtpërdrejt: motin, borën dhe malet, në kohë reale, para se të niseni.

Shiko live (hapet në dritare të re)

Kontakti

Na kontaktoni

Mos hezitoni të na kontaktoni për çdo lloj kërkese, ankese ose rezervimi.

Adresa
Brod, Dragash 22070, Kosovë